-2 C
Struga
Wednesday, January 26, 2022
spot_img

Zvicra largon karantinën për të gjithë vizitorët e huaj

Zvicra ka njoftuar se do ta largojë masën e karantinës për udhëtarët e shteteve të huaja që hyjnë aty, si për të ardhurit nga Çekia, Holanda, Egjipti dhe Malavi.

Shteti zviceran bëri këtë të ditur më 27 nëntor, si përgjigje ndaj rrezikut të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Në listën e karantinës së Zvicrës tani nuk është asnjë shtet, nga katër dhjetori do të hyjë në fuqi së zbatuari kjo masë e re.

Këshilli Federal i Zvicrës ka bërë të ditur se të gjithë shtetasve të huaj që do të hyjnë në aty, do t’u kërkohet dëshmia për një test negativ PCR.

Rregullat e reja përcaktojnë që, përveç kryerjes së një testi PCR para udhëtimit, ata që hyjnë në Zvicër duhet të bëjnë një test të dytë PCR ose antigjen të shpejtë, në ditën e katërt ose në ditën e shtatë të qëndrimit, shkruan Indenpendent.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles