10 C
Struga
Monday, April 22, 2024
spot_img

Strugë dhe Ohër, sezoni veror 2023 shënon rekord të ri

Sezoni veror në Strugë dhe Ohër këtë vit po arrin kulminacionin. Numri i madh i turistëve të huaj ka mbushur të gjitha kapacitetet e hoteleve dhe akomodimeve private në Liqenin e Ohrit, që ka bërë të

kalojë numrin e netëve qëndrimi të vitit 2019, i cili konsiderohej si viti më i mirë për sezonin turistik. Edhe pse jemi në fund të gushtit, dy qytetet janë të mbushura plotë. Vikendi i zgjatur për një pjesë të

qytetarëve në vendin tonë, si dhe festivali i njohur “Netë Strugane të Poezisë” kanë bërë që hotelet dhe akomodimet tjera në këto dy qytetet të jenë me 100% kapacitet. Nga HOTAM thonë se festivalet edhe eventet e ndryshme ndikojnë ndjeshëm në rritjen e fluksit të turistëve.

“Sezoni veror 2023 ka qenë më i mirë se ç”është pritur, numri i akomodimeve i kaloi ata të viteve 2019 dhe 2018, priten që edhe muajt e mbetur shtatori dhe tetori, të jenë gjithashtu të mbushura me kapacitet të plotë dhe pritet që të shënojmë një rekord të ri për 10 vitet e fundit. Këtë vikend pothuajse nuk ka dhoma të lira as në Ohër as në Strugë, pra mund të themi pothuajse 100% janë të mbushura, kërkohen dhoma më shumë edhe nëpër hotele, por edhe në akomodimet private kërkohen mjaft. Festivalet e ndryshme tërheqin grupe të përcaktuara të mysafirëve, vijnë këtu për shkak të festivaleve dhe mbushin hotelet, kështu që sa më shumë festivale, më shumë evente sportive, fluksi i mysafirëve është në nivel më të lartë dhe tani ndodh që mbetemi pa kapacitet, për shkak se mbushen të gjitha.”, – deklaroi kryetari i HOTAM, Kërste Blazheski. 

Numri më i madh i turistëve të huaj këtë vit ka qenë nga Turqia, ndërsa ka pasur rënie të vogël të numrit të turistëve nga Holanda dhe Polonia.

“Këtë vit çuditërisht kishte shumë turistë nga Turqia, nëse keni vërejtur mysafirë turq kishte gjithandej edhe në Ohër edhe Strugë, erdhën në numër shumë më të madh se sa pritej. Por, nuk mbeten edhe turistët holandezë, kishte pak rënie tek to, por kjo nuk ishte se turistët s’kishin interesim për të ardhur, por për shkak të problemeve me linjat e aeroplanëve. Kishte numër të limituar të fluturimeve dhe fluturimet që vinin ishin të mbushura gjithmonë, por kjo është një tregues që vitin tjetër presim numër të rritur të turistëve holandezë, sepse do të ketë më shumë fluturime prej atje. E njëjta ndodhi edhe me Poloninë, edhe me turistët polak kishim pak rënie.”, – theksoi kryetari i HOTAM, Kërste Blazheski. 

Rezervime ka edhe për muajt shtator dhe tetor, me ç’rast do të mbyllet një sezon, i cili do të shënojë një rekord të ri për 10 vitet e fundit. Ndërsa, pritet që edhe sezoni dimëror të jetë më i mirë seç ka qenë vitet e kaluara. Nga shoqata e hotelierëve thonë se rezervimet për sezonin veror 2024 tashmë kanë filluar dhe marrëveshjet e reja me operatorët e huaj premtojnë rritje të madhe të mysafirëve.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles