10 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Blinken në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka arritur në Kiev në një vizitë të paplanifikuar. Kryediplomati amerikan arriti në Kiev, disa orë pasi kryeqyteti ukrainas u shënjestrua nga sulmet ruse me raketa. Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka lëshuar asnjë deklaratë lidhur me qëllimin e vizitës së Blinkenit, por kjo vizitë vjen disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkarkoi ministrin e Mbrojtjes dhe disa zyrtarë të tjerë pas shqetësimeve për përfshirje në korrupsion për prokurimin e pajisjeve ushtarake. Një zyrtar i paidentifikuar amerikan tha për mediat se vizita e Blinkenit ka për qëllim vlerësimin e kundërofensivës tremujore ukrainase dhe sinjalizon vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kievin. Zyrtarët thanë se Blinkeni po ashtu do të njoftojë për një pako të re të ndihmës, në vlerë prej 175 deri në 200 milionë dollarësh. Kjo ndihmë vjen një javë pasi Uashingtoni kishte njoftuar për një pako të ndihmës për Ukrainën.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles