9.1 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Gëzuar 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë!

Në datë 8 shtator 1991 u mbajt referendumi, i cili rezultoi me shpalljen e pavarësisë së Maqedonisë nga shteti i atëherëshëm Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë.

Sot jemi shtet i pavarur, sovran dhe i pranuar ndërkombëtarisht dhe anëtare e plotëfuqishme e OKB-së. Qysh para 32 viteve, qytetarët me vullnet të lirë vendosën për një kahje tjetër historike, drejt vlerave perëndimore dhe demokratike, drejt zhvillimit dhe prosperitetit ekonomik, shoqëror, politik e kulturor.

Sot, në këtë ditë festive, edhe më tepër duhet të përkushtohemi drejt realizimit të qëllimeve strategjike të shtetit tonë: qëllimin e parë e realizuam duke u bërë anëtare e bllokut më të fuqishëm ushtarak e politik, NATO-s, kurse qëllimim e dytë do ta realizojmë menjëherë pas hapjes së kapitujve me BE-në. Kështu, bashkë e garantojmë sigurinë dhe zhvillimin ekonomik!

32 vite shtet i pavarur Republika e Maqedonisë së Veriut!

Gëzuar festa e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë!

Kryetari i komunës, dr.Ramis MERKO

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles