8.9 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Zv.Drejtori i DAP Selami raporton për rritjen e të ardhurave për 6 muajt e parë të këtij viti në raport me vitin 2021!

Drejtoria e të Ardhurave Publike në mënyrë transparente për çdo muaj raporton dhe njofton opinionin për të ardhurat publike duke i krahasuar ato dhe duke bërë analiza të detajuara me të ardhurat në raport me planin dhe në raport me vitin paraprak. Kësaj radhe raportojmë edhe për të ardhurat e 6 muajve nga janari deri më qershor, në raport me planin e vitit 2022 dhe në raport me janar-qershor 2021 ku kemi rritje të pagesës për 16,46%, respektivisht 23,38% në krahasim me 6 mujorin e vitit 2021.
Rritje më të madhe kemi tek tatimi i fitimit për 31,63% në raport me planin e vitit 2022, respektivisht 48,59% në raport me janar-qershor 2021.
Drejtoria e të Ardhurave Publike, mbetet e përkushtuar të njoftojë opinionin në detaje në lidhje me të ardhurat, me vëmendje të madhe në këtë krizë globale ekonomike që ka kapluar botën.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles