11 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Zgjedhjet lokale në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh

Në zgjedhjet lokale në Kosovë, në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, PDK-ja ka fituar pesë komuna, AAK-ja dhe LDK-ja nga dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë, ndërsa shkon në balotazh në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Podujevë, Kamenicë e Kaçanik.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se është i kënaqur me rezultatin e shënuar në zgjedhjet lokale. Partia e Kurtit, sipas rezultateve preliminare, në raund të parë nuk ka fituar asnjë nga 38 komunat, por në raundin e balotazhit do të garojë në 12 komuna.

 “Së pari, natyrisht që pavarësisht rezultatit tonë në cilado zgjedhje, ne kemi synuar e dëshiruar më shumë. Megjithatë jemi të kënaqur me atë që kemi arritur sepse edhe sa i përket zgjedhjeve lokale VV-ja u bë subjekti i parë e më i madh”- deklaroi Albin Kurti, Kryetar i Vetëvendosjes

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në një konferencë për media tha se PDK-ja në këto zgjedhje lokale, ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm anembanë Kosovës.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka thënë se këto zgjedhje lokale e shndërrojnë rikthimin e madh të kësaj partie, duke i falënderuar strukturat e LDK-së për angazhimin e tyre.

PDK-ja ka marrë më së shumti vota në nivel vendi, apo 205,856 vota, pas saj është Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë 205. 837 vota, LDK 175,887 vota dhe AAK  93.278 vota.

LVV ka 232,498 vota më pak se sa në zgjedhjet nacionale. Kurse, LDK krahasuar me zgjedhjet nacionale ka ngritje për 64.902 vota. Ngritje të votave, krahasuar me zgjedhjet nacionale ka edhe AAK. Ky subjekt politik ka arrit të marrë  31167 vota më shumë në zgjedhjet e djeshme.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles