12.7 C
Struga
Wednesday, September 28, 2022
spot_img

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi flet nga Brukseli për hapjen e negociatave me BE-në

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi në një prononcim ekskluziv për TS.mk flet nga Brukseli për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ky rrugëtim i gjatë i vendit tonë, i qytetarëve tanë filloi në vitin 2005 me marrjen e statusit vend-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian për arsye të zbatimit të suksesshëm të Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe vijoi nëpërmjet të proçesit të vijimit të Dialogut të nivelit të lartë me Bashkimin Europian, liberalizimin e vizave, marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave por për arsye të dy kontesteve bilaterale me Greqinë dhe me Bullgarinë, vendi ynë ishte në një labirinth të pafund dhe të pa perspektivë për integrim në Bashkimin Europian, thekson mes tjerave Grubi, përcjell TS.

Në vazhdim ju sjellim prononcimin e plotë të Zëvendës kryeministrit të parë, Artan Grubi:

Sot është një ditë historike për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për arsye se pas 17 vjet pritjeve, Maqedonia e Veriut përfundimisht i nisi negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Ky rrugëtim i gjatë i vendit tonë, i qytetarëve tanë filloi në vitin 2005 me marrjen e statusit vend-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian për arsye të zbatimit të suksesshëm të Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe vijoi nëpërmjet të proçesit të vijimit të Dialogut të nivelit të lartë me Bashkimin Europian, liberalizimin e vizave, marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave por për arsye të dy kontesteve bilaterale me Greqinë dhe me Bullgarinë, vendi ynë ishte në një labirinth të pafund dhe të pa perspektivë për integrim në Bashkimin Europian.

Tashmë me përfundimin e zbatimit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, me përfundimin dhe arritjen e Marrëveshjes së Prespës si dhe rrumbullakësimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut sot me 19 Korrik pra i filloi negociatat me BE-në për anëtarësim të plotë dhe kjo është një ditë feste për secilin qytetar të vendit tonë, andaj uroj që të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, fetare e kulturore se çfarëdo qoftë lloji sepse është ditë vërtetë e shënuar, ditë të cilën e kemi pritur 17 vite të plota.

Dua këtu të përgëzoj të gjithë kontribuesit në këtë proçes që nga viti 2002 e deri më sot, po edhe para vitit 2002, e në veçanti të gjithë elitën politike e cila ka dhënë kontributin e vet dhe ka vënë firmën mbi Maqedoninë europiane.

Sot, kjo ditë, demantoi të gjitha zërat skeptik dhe të gjitha zërat destruktiv në shoqërinë tonë. Sot ngadhënjyen forcat progresive të Maqedonisë së Veriut të cilat duan ta shohin këtë vend në kohezion shoqëror, në barazi të plotë midis maqedonasve, shqiptarëve dhe të tjerëve, në zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, në integrim në NATO, në BE dhe në miqësi të pa alternativë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Europian.

Edhe sot dështuan forcat regresive të cilat duan të shohin me destruktivitet të plotë në shoqërinë tonë dhe me agjenda të huaja, me ndikim të plotë në Maqedoninë e Veriut. Qytetarët në shumicën e vet të plotë dërmuese, absolute u përcaktuan për Maqedoni euroatlantike në miqësi me komunitetin euro-amerikan dhe jo në miqësi me komunitetet lindore pro-ruse. Prandaj sot duhet ta nisim formimin e koalicionit shumë të madh të vendit tonë, të të gjitha forcave progresive të cilat duan ta shohin Maqedoninë europiane, të integruar plotësisht në Unionin Europian sa më shpejtë që është e mundur.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles