12 C
Struga
Wednesday, March 27, 2024
spot_img

Zelensky thotë se dialogu i drejtpërdrejtë me Putin mund ta zgjidhë luftën 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi se lufta në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm përmes një dialogu të drejtpërdrejtë me homologun e tij rus Vladimir Putin.

“Nuk ka të bëjë me atë që mund të jap. Qëllimi im në çdo negociatë është t’i jap fund luftës me Rusinë”, tha Zelensky në një intervistë për “Bild”, duke iu përgjigjur pyetjes nëse është gati të njohë pavarësinë e Donbasit dhe Krimesë.

“Jam gati të ndërmarr hapa të caktuar për t’i dhënë fund luftës. Kompromiset mund të bëhen, por ato nuk duhet të nënkuptojnë tradhti ndaj vendit tim”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar se pala tjetër duhet të jetë e gatshme për kompromise.

Zelensky vlerësoi se kjo është e vetmja rrugëdalje nga situata aktuale.

“Nuk mund të flasim ende për detaje. Nuk kemi pasur ende kontakte të drejtpërdrejta mes dy presidentëve. Vetëm pas bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy presidentëve mund t’i japim fund kësaj lufte”, tha ai.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles