12 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Zelensky, Shqipërisë: Kufizoni ardhjen e turistëve rusë

Presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky, i ka kërkuar Shqipërisë që të mbyllë portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve nga shteti që po e sulmon Ukrainën.

“Paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë po diskutohet në BE, duhet të këmbëngulim se ajo përfshin embargon e naftës dhe bllokimin real të çdo skene që Rusia përdor për të mashtruar botën e lirë. Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë duhet të kufizohet qëllimisht tregtia me Rusinë, sepse nëse jo sot atëherë nesër Rusia do të përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dëshirojë nga ju lëshime politike. Ju duhet t’ia hiqni Rusisë këtë mundësi në kohën e duhur”.

“Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjen e turistëve rusë se nuk mund ta dini se kush erdhi te ju – ndoshta vrasësit që ishin në Bucha, apo xhelatët e Mariupolit”, tha ai në videomesazhin drejtuar deputetëve shqiptarë në Kuvend.

Zelensky falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, derisa tha se OKB-ja duhet të shkëpusë bashkëpunimin me Rusinë, njofton Klankosova.tv.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles