9.2 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Zelensky: Gati për paqe me Rusinë, heqim dorë nga Krimea

Ukraina do të ishte e gatshme të pranonte një marrëveshje paqeje me Rusinë nëse forcat ruse tërhiqen “në pozicionet e tyre të 23 shkurtit”, një ditë para nisjes së luftës. Kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili tha se nuk priste kthimin e Krimesë të aneksuar nga rusët në 2014.

“Nga ana jonë , jo të gjitha urat diplomatike janë djegur “, tha ai.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të hiqte dorë edhe nga rajoni i Donbasit, Zelensky tha se nuk u zgjodh presidenti i një mini Ukraine.

“Unë u zgjodha president i Ukrainës nga populli ukrainas, jo president i mini-Ukrainës”, shtoi ai.

Bombardimet ruse vijojnë në Ukrainë prej 72 ditësh ku tashëm të gjitha forcat janë përqendruar në jug të Ukrainës. Lufta e vërtetë dhe më e përgjakshme po zhvillohet në fabrikën e çelikut Azov në Mariupol, ku brenda ka ende shumë civilë dhe fëmijë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles