15 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Zelensky fjalim emocionues para eurodeputetëve 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbajtur një fjalim emocionues para eurodeputetëve nga Kievi duke bërë thirrje që vendi i tij të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Ne po luftojmë për të drejtat tona, për liritë tona dhe tani po luftojmë për mbijetesë”, tha Zelensky para eurodeputetëve.

“Ne po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës. Provoni se jeni me ne. Provoni se nuk do të na lini të shkojmë. Provoni se jeni vërtet evropianë. Dhe pastaj, jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën. Lavdi Ukrainës”, u shpreh Zelensky duke shtuar se: “Çdo ditë për dikë mund të jetë dita e fundit. Unë flas për qytetarët e mi që mbrojnë lirinë me çmim të lartë”.

“Ne e dinim se do të kishte një çmim për të paguar, por tragjedia që po përjetojmë është e madhe. Jam i lumtur që shoh këtë unitet të BE-së, por mijëra njerëz janë vrarë. Jemi nën bombardime, nën sulm me raketa. Ka qenë një mëngjes tragjik. Ne po japim jetën për lirinë: nuk e dija se çmimi për të paguar do të ishte kaq i lartë”, theksoi ai.

Eurodeputetët janë mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme në Parlamentin Evropian në Bruksel për të diskutuar zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Gjatë debatit, eurodeputetët do të votojnë për një rezolutë që dënon pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.

Ata gjithashtu do të votojnë një rezolutë për të lëvizur drejt dhënies së statusit të vendit kandidat në BE për Ukrainën.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles