10 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Zelenski: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, fuqizim historik i Evropës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një video fjalimi në “Forumin e Prespës për Dialog” në Ohër theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, është vlerë e shtuar për Unionin.

“Anëtarësimi i plotë i Ukrainës, si dhe integrimi i plotë evropian i vendeve tuaja, është një fuqizim historik i Evropës dhe një çmontim i plotë i aftësisë së Rusisë për të na mundur neve individualisht. Ne kemi nevojë për një përgjigje pozitive për perspektivën tonë dhe tuajën evropiane dhe jam mirënjohës që po punojmë së bashku për këtë qëllim”, tha Presidenti ukrainas Zelensky.

“Tani është një moment historik për Evropën dhe sigurinë evropiane, kur të gjithë duhet të vendosin çfarë është Evropa dhe si do të jetë Evropa në të ardhmen. A do të jetë ajo e lirë siç është tani? A do të jetë aq e sigurt sa shumica e evropianëve janë mësuar? A do të jetë vend i zhvilluar socialisht dhe ekonomikisht dhe çfarë do të frymëzojë shoqëritë jashtë kontinentit të tij?”, pyeti Zelenski i cili ishte i ftuar special në Forumin e Prespës.

Ai theksoi se kjo është sfida më e tmerrshme ushtarake për Ukrainën dhe se populli ukrainas po mbrohet për të 113-tën ditë që nga, siç tha ai, ambiciet e Rusisë për të shkatërruar popullin dhe kulturën ukrainase.

Ai beson se axhenda e Evropës duhet të bazohet në nevojën për të çliruar Evropën nga varësia që shteti rus ka bërë prej dekadash, teksa tha se marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të mbahen.

“Marrëdhëniet tregtare me Rusinë nuk mund të mbahen. Dhe më e rëndësishmja, ne më në fund duhet ta bëjmë Evropën të bashkuar. Kjo është arsyeja pse Ukraina dhe vendet tuaja në Ballkanin Perëndimor janë po aq të interesuar për të. Së shpejti do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Uroj suksese në vendet tuaja. Faleminderit për mbështetjen tuaj për Ukrainën që na jepni në disa nivele dhe ky qershor do të jetë i suksesshëm për vendin tonë në marrëdhëniet me BE-në. Duke iu përgjigjur perspektivës sonë evropiane dhe duke iu përgjigjur perspektivës suaj evropiane, popujt e Evropës dhe politikanët evropianë janë përgjegjës për të ardhmen e Evropës”, përfundoi në fjalimin e tij presidenti ukrainas Zelenski, i cili u drejtua si i ftuar special në dialogun e Forumit të Prespës që u mbajt në Ohër.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles