9.7 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

Xhaka dhe Leverkuseni me start të mrekullueshëm në Bundesligë

Granit Xhaka dhe Bayer Leverkuseni kanë vazhduar me formën e jashtëzakonshme në fillim të sezonit në Bundesligën gjermane.

Ekipi i Xabi Alonsos ka shënuar fitoren e tretë nga po aq ndeshje, duke “shkelur” Darmstadtin 5:1.

Victor Boniface realizoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan Exequiel Palacios, Jonas Hofmann e Adam Hlozek. Te mysafirët golin e vetëm e realizoi Oscar Vilhelmsson.

Xhaka u paraqit për 80 minuta. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 31-të.

Në tri ndeshjet e para, Leverkuseni ka realizuar 11 gola dhe ka pranuar tri.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles