15 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Xhaferi në Abu Dabi, Emiratet Arabe mbështesin nisjen e negociatave të RMV-së me BE-në

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë marrëdhënie të shkëlqyera, të cilat karakterizohen me lidhje miqësore dhe politika stabilitet, por bashkëpunimi mes dy shteteve duhet të intensifikohet dhe të thellohet në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe atë parlamentare, theksoi në takimin e sotëm kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me nikoqirin e tij, kryetarin e Këshillit kombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sagar Al-Gobash.

Xhaferi në takim tha se shpreson se niveli i deritanishëm i shkëlqyer i dialogut, bashkëpunimi, respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi do të vazhdojë me dinamikën e njëjtë në të ardhmen, që do të rezultojë me bashkëpunim të dobishëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët, sepse i mbështesim angazhimet e njëjta për paqe dhe stabilitet, në aspektin rajonal dhe global.

Maqedonia e Veriut, tha ai , tashmë është anëtare e NATO-s dhe para fillimit të bisedimeve me BE-në.

Në këtë drejtim, Xhaferi pret intensifikim të mëtutjeshëm të raporteve, sidomos bashkëpunimin dypalësh, ku potenciali për avancimin është i dukshëm, si në nivel të grupeve partiake për bashkëpunim ashtu edhe në nivel të komisioneve.

Kryetari i Këshillit kombëtar federal i Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Gobash shprehu kënaqësinë për realizimin e kësaj vizite të parë historike të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe, veçanërisht që në delegacion janë edhe deputetë duke shprehur shpresën se ky bashkëpunim fillestar do të zhvillohet edhe më tej. Al Gobash theksoi se vendi i tij e mbështet plotësisht hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe se shpreson se kemi kaluar mësimin nga shumë vende më parë. Al-Gobash tha se duke i zbatuar ato përvoja shpreson se do të arrijmë ta zbatojmë sa më shpejt të jetë e mundur.

Në takim, Xhaferi theksoi se Maqedonia e Veriut vlerëson lartë praninë e Emirateve të Bashkuara Arabe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke parë rolin pozitiv të Abu Dabit përmes ndihmës direkte humanitare dhe zhvillimore, duke ndikuar efektivisht në rritjen ekonomike dhe prosperitetin e vendeve të përfshira.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe EBA, theksoi kryetari i Kuvendit në takim, kanë divergjencë etnike prosperuese dhe e ndajnë politikën e njëjtë të tolerancës me qëllim të ndërtimit të shoqërive, në të cilat kultivohen dallimi etnik dhe fetar. Me këtë rast ai e potencoi faktin se Republika e Maqedonisë së Veriut i ka hapur dyert për qindra refugjatë afganë, të cilët për shkak të gjendjeve në vendin e tyre, kërkuan mbrojtje ekzistenciale në vende tjera. Ky proces i pranimit të refugjatëve afganë zgjat ende, ndërsa me këtë rast përpiqen sigurohen norma të larta të së drejtës humanitare dhe mbahet llogari që çdo njeri të shqetësohet në mënyrë përkatëse, për çka Republika e Maqedonisë së Veriut mori reagime pozitive nga SHBA-ja dhe NATO aleatët tanë tjerë, nga bashkimi Evropian, por edhe nga gjithë bota paqedashëse.

Xhaferi gjithashtu theksoi se Maqedonia e Veriut vlerëson lart pozicionin konstruktiv të Emirateve në përpjekjet stabilizuese në rajonin e Lindjes së Mesme, me qëllim të arritjes së paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në këtë rajon. Në këtë drejtim, tha ai, e mbështesim marrëveshjen Abrahamike të nënshkruar në Uashington shtatorin e kaluar midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e cila erdhi si një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve në rajonin e Lindjes së Mesme. Sipas tij, ndikimi pozitiv i Marrëveshjes Abrahamike ofron mundësi të mëdha për bashkëpunim të mëtejshëm midis Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraelit.

Kryetari i Këshillit kombëtar Al Gobash ndërkaq theksoi se beson në paqen dhe tolerancën fetare. Ju si një vend i vogël, shtoi ai, mund të jetoni në paqe. Duke iu referuar situatës me Izraelin dhe Palestinën, ai tha se luftërat në botë nuk dërgojnë një mesazh të mirë dhe për këtë arsye duhet të ndalen kudo sa më shpejt të jetë e mundur, të ulen në tryezë dhe të fillojnë dialog.

Republika e Maqedonisë së Veriut, shtoi kryetari i Kuvendit, dënon fuqishëm të gjitha format e terrorizmit dhe është anëtare aktive e koalicionit ndërkombëtar për luftimin e terrorizmit. Prandaj, është e mirëseardhur ekspertiza e Hedaja, Qendër ndërkombëtare për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe, si një mënyrë për risocializimin e anëtarëve të SHI-së, por edhe si një metodë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe fundamentalizmit islamik, tha Xhaferi.

Duke iu referuar pandemisë së Kovid-19, Xhaferi tha se ajo la gjurmë të pashlyeshme në historinë e mbarë njerëzimit në planet. Në këtë kontekst, ai falënderoi Ministrinë tonë të Shëndetësisë për ndihmën mjekësore që ka dhënë përmes përgjigjes globale ndaj ndihmë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në përballjen me pandeminë e KOVID-19 të ofruar nëntorin e vitit të kaluar.

Ai gjithashtu falënderoi për ndihmën që ka marrë Maqedonia e Veriut për ngritjen dhe mirëmbajtjen e Pavijonit tonë në Ekspo Dubai 2020.

Kjo ngjarje, tha Xhaferi, është me rëndësi të veçantë për vendin tonë dhe është mundësi për të prezantuar potencialet ekonomike dhe turistike para publikut më të gjerë botëror, në mënyrë që të rritet dukshmëria për potencialet dhe mundësitë për bashkëpunim.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi e kryeson delegacionin kuvendor, në këtë vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, në përbërje të të cilit janë edhe kryetari i Grupit të deputetëve për bashkëpunim të Kuvendit me parlamentet e vendeve të Lindjes së Afërt dhe Gjirit arabik, Hysni Ismaili dhe deputetët Darko Kaevski dhe Bedri Fazli.

Parlamenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ose Këshilli federal kombëtar është themeluar në vitin 1971 dhe e përbëjnë 40 deputetë, gjysma e të cilëve janë femra.

Në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit Xhaferi, nesër do të realizojë takim me ministrin për Tolerancë dhe Bashkëjetesë, Sheikun Nahjan Bin Mubarak Al-Nahjan. Xhaferi së bashku me delegacionin kuvendor do ta vizitojë edhe Pavijonin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në “Ekspo Dubai 2020”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles