8.9 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Vullnetarë kroatë me përvojë lufte pritet të nisen drejt Ukrainës 

Vullnetarët e parë kroatë do të shkojnë në Ukrainë për ta mbrojtur këtë vend nga ushtria ruse e Vladimir Putinit.

Siç raporton gazeta kroate, Dnevnik, grupi i parë i vullnetarëve kroatë me përvojë lufte pritet të shkojë shumë shpejt në Ukrainë për t’iu bashkuar vendasve në front.

“Një grup më i madh vullnetarësh pritet t’i bashkohet ushtrisë ukrainase brenda pak ditësh. Ata kanë përvojë ushtarake nga më parë dhe janë plot moral dhe dëshirë për ta ndihmuar ushtrinë ukrainase”, ka njoftuar Ivan Čorkalo, gazetar i “Dnevnik”.

Nga Ukraina kanë njoftuar për një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i ftuan vullnetarët nga e gjithë bota që t’u dalin në ndihmë.

“Të huajt që dëshirojnë ta mbrojnë Ukrainën dhe rendin botëror si pjesë e Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju ftoj të kontaktoni me misionet e huaja diplomatike të Ukrainës në vendet tuaja përkatëse. Së bashku e mundëm Hitlerin dhe do ta mposhtim edhe Putinin”, tha Kuleba.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles