8.9 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Vritet në Ukrainë komandanti rus që udhëhoqi batalionin neo-nazist 

Një komandant lufte i ushtrisë ruse që udhëhoqi Batalionin Neo-nazist të Sparta është qëlluar për vdekje në Ukrainë.

The Sun raporton se Vladimir Zhoga u vra gjatë betejës në qytetin lindor të Ukrainës Volnovakha të shtunën.

Denis Pushilin, i cili kryeson territorin e shkëputur ukrainas të Donetsk, konfirmoi vrasjen komandantit  në kanalin e tij, Telegram.

“Sot, komandanti i batalionit të veçantë të zbulimit të Spartës, Kolonel i Gardës Vladimir Zhoga (nom de guerre Vokha), vdiq si një hero në Volnovakha”, shkruante ai.

Sipas Pushilin, komandanti u vra gjatë një operacioni për evakuimin e civilëve nga Volnovakha – një nga qytetet ku trupat ruse shkelën një marrëveshje armëpushimi të shtunën.

Zhoga iu bashkua rebelëve të mbështetur nga Rusia në vitin 2014 – të njëjtin vit në të cilin u krijua Batalioni i Sparta, një milici neo-naziste që ka mbështetjen e Moskës.

Grupi qëndron pas një vale sulmesh vdekjeprurëse kundër trupave ukrainase dhe ka zhvilluar luftë në rajonin e Donbass që nga shpërthimi i armiqësive tetë vjet më parë.

Vdekja e Zhogës është një tjetër goditje e madhe për Putinin, pasi ai humbi dy shefat kryesorë ushtarakë këtë javë dhe ushtria e tij nuk arrin të sigurojë suksese në sigurimin e territoreve aq shpejt sa pritej më parë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles