7 C
Struga
Monday, April 15, 2024
spot_img

Votoi Ali Ahmeti, ja porosia e tij për këto zgjedhje

Ka votuar lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, transmeton TetovaSot.

“Që nga mëngjesi jam në kontakt me të gjitha zonat, rrethet. Procesi shkon shumë mirë, nga të gjitha prononcimet që i kam parë dhe i kam dëgjuar. Dhe uroj kështu si për së mbari që ka nis, edhe për së mbari të mbyllen qendrat e votimit. Kjo është kulturë, kjo është festë familjare shtetërore. Demostrohen vlerat e mirëfillta demokratike, jemi shtet në prag të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE dhe ky proces zgjedhor sigurisht që ndihmon në vlerat që ne po ndërtojmë si shtet dhe pas përfundimit të procesit uroj që të gjitha palët me urtësinë dhe arsyen e fortë të pranojnë rezultatet dhe tani t’i rrekemi punës që të gjithë në përmbushjen e detyrave tona si në drejtim të përmbushjes së detyrimeve që kemi ndaj proceseve europiane ashtu edhe detyrimit që kemi në përmirësim të standartit jetësor të njerëzve, të kemi më shumë kontribues në drejtim të përparimit dhe të begatimit të demokracisë, të ketë sa më shumë dialog, kompromis, mirëkuptim mes të gjitha palëve. Është pyetje një proces i rëndësishëm, është në pyetje mbarëvajtja e proceseve në shtet. Kështu që unë do jem një nga kontribuesit që do të apeloj tek të gjitha palët që kjo edhe të arrihet sepse kjo e arritur është në dobi të të gjithëve” ka deklaruar Ahmeti në prononcimin e tij para mediave.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles