16.3 C
Struga
Sunday, May 19, 2024
spot_img

Vijon kërkimi i personit të zhdukur në Halkidiki/ MPJ: Aksioni i shpëtimit po zhvillohet me kapacitet të plotë

Ende po vazhdon kërkimi për shtetasin e Maqedonisë i zhdukur në det, në Greqi. MPJ njofton se aksioni i shpëtimit po zhvillohet me kapacitet të plotë, helikopter dhe anije, si dy ditët e mëparshme. Në kumtesë theksohet se gjendja shëndetësore e dy shtetasve të cilët dje dhe pardje ishin nxjerrë nga deti është e mirë, ata ndodhen në spital dhe pritet që shpejti të dalin nga spitali. “Përfaqësitë tona mbesin në kontakte intensive me institucionet kompetente të Greqisë dhe çdo informacion do të transmetohet në kohë. Dëshirojmë t’i falënderojmë Rojet Bregdetare Greke, Forcat Ajrore Greke dhe popullsinë/vullnetarët lokal të përfshirë në kërkim, për përpjekjet dhe sakrificat e tyre”, bëhet e ditur në kumtesën e MPJ-së.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles