10 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Vazhdon frekuentimi i madh në pikën kufitare të Tabanocit

Dhjetëra mijëra automjete kanë hyrë në vend përmes pikave kufitare në dy ditët e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme brenda një dite në hyrje dhe dalje janë regjistruar gjithsej 35.607 automjete. Prej tyre në hyrje janë 23.494 makina, ndërsa vendin e kanë lëshuar 12.113 automjete. I lartë ishte numri i hyrje-daljeve edhe gjatë ditës së sotme. Deri në mesditë në pikat kufitare kanë qarkulluar 16. 887 automjete. Më shumë frekunetim ditëve te fundit ka pasur në kufirin në Tabanoc, nga ku shumë mërgimtarë ia mësynë vendlindjes.

Gjatë dy ditëve të kaluara mërgimtarët janë ankuar për pritje të gjata në Tabanoc. Shërbimet e policisë Kufitare thanë për Alsat se pritjet ndodhin për shkak të protokolleve anti-kovid, ku qytetarëve në mënyrë shtesë u kontrollohen dokumentet për vaksinim të plotë me dy doza ose test PCR. Të pyetur nga Alsat se si planifikojnë ta menaxhojnë fluksin e udhëtarëve në ditët në vijim i cili pritet që të jetë edhe më i madh, nga Ministria e Brendshme thonë se varësisht frekuentimit do të dihet edhe masat.

“Janë të lëshuara të gjitha 5 sportelet nëpër pikat kufitare, për hyrje në vend të automjeteve udhëtuese si dhe nga një sportel shtesë, por edhe një sportel për automjete të ngarkuara dhe autobusë. Kjo me qëllim që të mos shkaktohet pritje më e madhe e qytetarëve dhe automjeteve”, theksojnë nga Ministria e Brendshme.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles