8.5 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

 Vazhdojnë sulmet ruse ndaj territorit ukrainas

Të paktën 60 civilë të lënduar dhe 9 të vrarë është bilanci i granatimeve të ushtrisë ruse në qytetin jugor të Mykolaivit, shkruan Alsat.

Kreu i këtij qyteti tha se ushtria ruse nuk ka kursyer as ndërtesat civile, ndërsa bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka të lënduar si pasojë e mos respektimit të armëpushimit dhe korridoreve për evakuimin e civilëve.

“Në ora 5 të mëngjesit u bombarduam nga rusët dhe të gjitha raketat goditën ndërtesat ku kishte civilë. Ka shumë raketa që kanë rënë dhe nuk kanë shpërthyer, por përbëjnë rrezik potencial. Nuk kemi akoma numër të saktë për personat e vdekur, por të paktën 60 civilë janë të lënduar”, tha Oleksandr Senkevych, Kryetar i Mykolaiv.

Në orët e para të mëngjesit, presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelenksy njoftoi se ushtria ruse ka shkatërruar tërësisht aeroportin Vinnitsya, ndërsa bëri të ditur se ushtria e urdhëruar nga Vlladimir Putin po tenton të marrë në kontroll edhe një central tjetër bërthamor, i cili gjithashtu përbën rrezik të madh. Zelensky përsëri kërkoi mbylljen e hapësirës ajrore dhe bojkotimin e produkteve ruse.

“Ne po presim nga ju të pastroni ajrin me forcat tuaja luftarake, ose na furnizoni me mbrojtje kundër ajrore që për ne në këto momente është mese e nevojshme. Bota perëndimore duhet t’i ashpërson masat ndaj Rusisë, produktet e vajit dhe vajin më shumicë. Qoftë kjo si embargo apo si çështje morale duke refuzuar t’i jepni para terroristëve rus. Bojkotoni edhe importet në Rusi”, deklaroi Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.

Ish presidenti, Petro Poroshenko tha se furnizimi me aeroplan luftarak i Ukrainës është mese i nevojshëm, duke e cilësuar presidentin rus, Putin si një kriminel lufte të cilit nuk duhet besuar.

“Kjo nuk është një luftë kundër Ukrainës dhe ukrainasve. Është luftë kundër vlerave, kundër perëndimit, SHBA-ve, Evropës dhe Britanisë. Duhet ta din të gjithë se siç jemi bashkë kundër luftës, duhet të jemi bashkë edhe në negociata. Admiroj lidershipin që po dëshmon presidenti amerikan Joe Biden dhe Kongresi Amerikan, por neve përfundimisht na duhen aeroplan dhe avion luftarak. Nuk na duhen ushtarë dhe pilot amerikan, por vetëm avion luftarak dhe ne jemi gati ta mbrojmë hapësirën tonë ajrore”, u shpreh Petro Poroshenko, Ish president i Ukrainës.

Ndërkohë Kievi mbetet i paprekur nga pala ruse. Mëngjesin e sotëm janë parë postblloqe dhe pengesa të reja në të cilat patrullojnë ushtarë dhe vullnetarë të armatosur ukrainas.

Në Hagë sot u mbajt seanca e parë gjyqësorë mbi denoncimin e Ukrainës ndaj Rusisë për krime lufte. Përfaqësuesi ukrainas tha se mungesa e palës ruse në gjykatë flet shumë për të vërtetën, duke i bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që sa më shpejtë të ndalojnë agresionin rusë ndaj Ukrainës dhe qytetarëve të saj.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles