-4 C
Struga
Wednesday, January 26, 2022
spot_img

Valë e re e motit të keq në Europë

Një valë e motit të keq ka përfshirë Europën, me acar në veri dhe përmbytje në jug.

2 persona humbën jetën në Gjermani dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë orëve të fundit në qindra aksidente rrugore për shkak të rrëshqitshmërisë së lartë.

Temperaturat disa gradë nën zero dhe stuhitë e dëborës mbërthyen gjithë territorin e vendit, duke i gjetur shumë qytetarë e drejtues automjetesh të papërgatitur.

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë jugun e Spanjës. Me situatë problematike u përball gjatë orëve të fundit Sevija dhe zonat përreth.

Përmbytje masive mbuluan pjesën më të madhe të qytetit spanjoll, duke shkaktuar probleme kryesisht në qarkullimin e automjeteve. Niveli i ujit arriti deri në gjysmë metri.

Meteorologët nuk përjashtojnë mundësinë që vala e motit të keq të ashpërsohet gjatë orëve në vijim.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles