9.4 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

Val: Maqedonia e Veriut do t’i tregojë botës se është partner i besueshëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit

Derisa e festojmë 30 vjetorin e Misionit, ju përgatiteni ta merrni funksionin e kryesuesit të OSBE-së. A mund të ketë më shumë dëshmi se kaq për të ilustruar suksesin tuaj si vend? Ky është një nder, mirënjohje për zhvillimet pozitive në vend në zbatimin e angazhimeve tuaja nga OSBE-ja. Maqedonia e Veriut do t’i tregojë botës se është një partner i besueshëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit, theksoi ambasadori i Misionit të OSBE-së në vend, Kilian Val, në fjalimin e tij me rastin e 30 vjetorit të misionit të OSBE-së në vendin tonë.

“E merrni përgjegjësinë në kohë të vështira, por nuk kam dyshim se përgjegjësinë do ta përballoni në mënyrë të shkëlqyer. Nga ana jonë, siç i thashë ministrit Osmani në takimin tonë fillestar muajin e kaluar, ne në Misionin në Shkup jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur kryesimin e Maqedonisë së Veriut”, theksoi ambasadori Val.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, konsideron se me kryesimin e misionit të OSBE-së, që duhet të fillojë vitin e ardhshëm, vendi mund të japë vulën dhe kontributin e tij në realizimin e parimeve dhe angazhimeve të organizatës.

“Gjatë pranisë 30-vjeçare në vend, misioni kishte një rëndësi të madhe për parandalimin e përhapjes së konfliktit, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për ndërtimin e kohezionit social dhe përforcimin e institucioneve demokratike dhe sundimit të ligjit, krahas kontributit tjetër në përmirësimin e kushteve të përgjithshme në shoqërinë tonë në tërësi”, tha ministri.

Osmani nuk konsideron se prania e Misionit të OSBE-së është shenjë dobësie apo simbolikë negative. Përkundrazi, thotë Osmani, prania juaj është shumë e rëndësishme dhe jeni partner i vlefshëm në përballjen me sfida të ndryshme.

“Lista e arritjeve të misionit të OSBE-së në vend është e gjatë dhe vlen të përmendet, ndër të cilat më të rëndësishmet janë besimi reciprok, respekti, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i besueshëm, elementë shumë të rëndësishëm për zbatimin e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së”, theksoi Osmani.

Në fund u ndanë çmime për fituesit e konkursit publik të publikuar nga Misioni i OSBE-së në vend në bashkëpunim me Agjencinë për rini dhe sport dhe Këshillin kombëtar rinor me temën e sigurisë, solidaritetit dhe bashkëpunimit për të rinjtë nga 15 deri në 29 vjeç. Fitues ishin Sunçica Badarovska me vizatim, Jane Baçev me video dhe Angella Petrushevska me video.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles