11 C
Struga
Saturday, November 27, 2021
spot_img

Vaksinimi në rajon – Ku qëndron Maqedonia e Veriut, ky është vendi që befasoi në të dhënat e fundit

Ndonëse Shqipëria ishte ndër të parat në rajon, pas Serbisë, që filloi vaksinimin masiv të popullatës, ajo ka mbetur pas dhe tashmë renditet ndër shtetet më të pavaksinuara në Europë (përjashtuar shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik), së bashku me Bosnjë-Hercegovinën.

Sipas të dhënave të Worldindata, të përditësuara deri në datën 21 tetor, vetëm 34% e popullsisë e ka marrë të paktën një dozë (30% i ka marrë të dyja dozat), shumë më e ulët se mesatarja europiane prej 58% (54% të dyja dozat).

Më keq se Shqipëria është vetëm Bosnja me 23% të popullsisë që ka marrë të paktën një dozë (16% të dyja dozat).

Kosova, që ishte e fundit që nisi procesin e vaksinimit në rajon, arriti brenda një kohe të shkurtër të vaksinojë 47% të të popullsisë (38% me të dyja dozat). Ditët e fundit Kosova, e cila mori ndërkohë dhe disa masa kufizuese, nuk ka raportuar humbje jete nga Covid-19.

Edhe Maqedonia e Veriut, që e nisi procesin e vaksinimit përpara Shqipërisë, i ka dhënë të paktën një dozë 38% të popullsisë (37% të dyja).

Serbia, që në pjesën e parë të vitit ishte ndër shtetet e Europës që po i jepnin më shumë doza popullsisë ka mbetur pas, me vetëm 44% të popullsisë.

Shteti më i vaksinuar në Europë është Portugalia (88%) i ndjekur nga Malta (83%), Spanja (81%), Italia (77%).

“The Guardian” raportonte se fundmi se shkalla më e lartë e vaksinimit po përkthehet në nivele më të ulëta të infeksionit Covid dhe vdekjeve në Europën Perëndimore sesa në pjesë të Europës Qendrore dhe Lindore, tregojnë të dhënat e fundit – përveçse në Mbretërinë e Bashkuar ku numri i rasteve po rritet.

Shifrat nga “Our World In Data” tregojnë një lidhje të qartë midis përqindjes së njerëzve të vaksinuar plotësisht dhe rasteve të reja të përditshme dhe vdekjeve. Nga të dhënat rezulton se sistemet shëndetësore në disa shtete të nënvaksinuara të BE-së Qendrore dhe Lindore janë vënë më nën presion nga rastet e reja.

Programet më të ngadalta të vaksinimit në Europën Qendrore dhe Lindore të kombinuara me një lehtësim të kërkesave për distancimin shoqëror gjatë verës kanë çuar në një rritje dramatike të rasteve të Covid në disa vende.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles