3 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Ushtria ukrainase: Luftimet në lindje të këtij shteti po vazhdojnë

Ushtria ukrainase tha se luftimet në lindje të këtij shteti po vazhdojnë, pasi Rusia pretendoi se ka marrë kontrollin e një fshati në këtë zonë.

Ndërkaq, zyrtarët perëndimorë kanë ofruar më shumë ndihmë, por kanë testuar edhe qëndrueshmërinë e Ukrainës, teksa pushtimi rus po i afrohet muajit të dymbëdhjetë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërkaq ka sinjalizuar rritjen e padurimit lidhur me atë nëse Perëndimi do t’i japë shtetit të tij tanket më të reja, duke thënë se “një vendim duhet të merret” për këtë çështje. Më pas, një këshilltar i Zelenskyt shtoi se “pavendosmëria globale” po kushton me jetën e ukrainasve, duke porositur liderët perëndimorë që të “mendojnë më shpejt”.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se ka kryer 18 sulme të përqendruara ndaj forcave ruse, teksa fajësoi palën ruse se ka sulmuar 12 vendbanime në rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut.
Në njoftim u tha se shtatë raketa ruse kanë goditur në qytetet Kramatorsk dhe Huliapole, si dhe është sulmuar “infrastruktura civile” në qytetin e Nikopolit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles