Ushtria kineze i ka nisur stërvitjet ushtarake përreth Tajvanit të shtunën si një “paralajmërim i ashpër”, për shkak të, siç e quajti, një marrëveshjeje të fshehtë mes “separatistëve dhe forcave të huaja”, tha Ministria e Mbrojtjes e Kinës.
Stërvitjet e ushtrisë kineze po mbahen vetëm pak ditë pasi zëvendëspresidenti i Tajvanit, William Lai, i vizitoi Shtetet e Bashkuara.
Lai e vizitoi së fundmi Paraguain për t’i përforcuar marrëdhëniet me partnerin e fundit diplomatik të qeverisë së tij në Amerikën Jugore. Gjatë vizitës, ai u ndal edhe në San Françisko dhe Nju Jork.
Partia Komuniste në pushtet e Kinës pretendon se Tajvani demokratik është pjesë e territorit të vet dhe nuk ka të drejtë të ketë marrëdhënie me jashtë.