20 C
Struga
Sunday, April 14, 2024
spot_img

Ushtria e Maqedonisë me 7.000 uniforma të reja

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka siguruar 7.000 uniforma të reja për pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë së Veriut. Batalioni i forcave speciale do të ketë 700 uniforma luftarake, të dizajnuara sipas kërkesave të tyre.

“Para disa viteve, një nga problemet më të përmendura në ARMV ishte mungesa e çizmeve dhe uniformave për pjesëtaret e saj. Dëshmuan se me vullnet politik dhe punë mund të zgjidhen ato problemeve. Por nuk u ndalëm këtu. E zgjidhën problemin dhe vendosëm sistem që duhet të garantojë se probleme të tillë asnjëherë nuk do të përsëriten. Për këtë shkak u vendos rregulla për mbulim të plotë të pjesëtarëve të ARMV-së me dy uniforma komplete dhe këtë rregull e realizuam”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Uniformat e reja dje arritën në kazermën Gjorçe Petrov në Shkup.

Me këtë, siç theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes, përfundon pajisja e Armatës me uniforma të reja luftarake.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles