18 C
Struga
Saturday, July 27, 2024
spot_img

Uragani i kategorisë 4 kërcënon Kaliforninë

Një uragan me shpejtësi 233 km/h është drejtuar për në SHBA-në jugperëndimore.

Uragani i kategorisë 4, i quajtur Hillary pritet të godasë fillimisht në Baja California, një shtet meksikan, mëngjesin e së shtunës.

Sinoptikanët thonë se më pas era do të ulë shpejtësinë dhe do të kthehet në një stuhi tropikale që do të drejtohet për në veriperëndim drejt Kalifornisë së jugut, Nevadës, Arizonës dhe Utahut.

Kjo do të jetë stuhia e parë tropikale që godet Kalifoninë në më shumë se 80 vjet.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se mundësia për shira të dendur nga 7-15 cm në disa zona dhe 25 cm në të tjera mund të sjellë pasoja “të ndjeshme dhe të rralla” për disa rajone të Kalifornisë jugore dhe Nevadës jugore.

Në San Diego është paralajmëruar “mundësi e lartë” përmbytjeje. Rreth 26 milionë njerëz në SHBA-në jugperëndimore janë nën monitorim./tvklan.al

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles