7.9 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

UNICEF: 500 mijë fëmijë në 7 ditë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre 

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka njoftuar se në 7 ditë e para të luftës Rusi-Ukrainë, 500 mijë fëmijë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, në konferencën për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë, tha se “Konflikti në rritje do të thotë se 500 mijë fëmijë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre vetëm në 7 dite”.

Ai tërhoqi vëmendjen se zhvendosja e fëmijëve në këtë shkallë dhe ritëm është “një rast paprecedent”, duke theksuar se në rast të mos ndalimit të sulmeve më shumë fëmijë ukrainas do te detyrohen të braktisin vendin e tyre.

“Kemi frikë se do të vriten më shumë fëmijë”, tha Elder duke shtuar se përderisa lufta vazhdonte, dje mijëra fëmijë kaluan një natë të tmerrshme në strehimoret në ftohtin e acartë.

Jens Laerke, zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, nga ana tjetër, shprehu mirënjohjen që palët kanë arritur marrëveshje për krijimin e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se mbi 1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina drejt vendeve fqinje.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles