3.9 C
Struga
Tuesday, March 5, 2024
spot_img

UNHCR-ja “thellësisht e shqetësuar” për përleshjet e dhunshme në Izrael

Agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) ka deklaruar se është “thellësisht e shqetësuar” për përleshjet e dhunshme në Izrael që lanë të plagosur qindra azilkërkues dhe dhjetëra oficerë të policisë, transmeton Anadolu.

“UNHCR-ja bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje, si dhe kërkon nga të gjitha palët që të përmbahen nga ndërmarrja e çfarëdo hapi që mund të përkeqësojë më tej situatën”, tha në një konferencë për media zëdhënësi i UNHCR-së, William Spindler.

Spindler tha se luftimet ishin “thellësisht për të ardhur keq dhe nuk pasqyrojnë sjelljen e komunitetit më të gjerë të Eritresë në Izrael”, si dhe theksoi se shumica dërrmuese e azilkërkuesve që jetojnë në Izrael janë paqësor dhe që i binden ligjit.

“Derisa është e rëndësishme të vendoset përgjegjësi për atë që ndodhi të shtunën, çdo vendim që ndikon të gjithë azilkërkuesit eritreanë ose rastet e rikthimit do të binte ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe mund të rezultojë në pasoja dramatike njerëzore, pasi situata në Eritrea mbetet e pandryshuar”, tha Spindler.

Një ditë pas përleshjeve, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, bëri thirrje për deportimin e emigrantëve të paligjshëm të përfshirë në përleshjet e të shtunës në Tel Aviv dhe tha se trazirat nga azilkërkuesit eritreanë janë “një tërbim që nuk mund ta pranojmë”.

Videot e postuara në mediat sociale treguan përleshje në rrugë midis policisë dhe protestuesve, si dhe midis grupeve kundërshtare të shtetasve eritreanë.

Eritreanët përbëjnë shumicën e azilkërkuesve afrikanë në Izrael dhe sipas vlerësimeve izraelite ata janë më shumë se 30 mijë.

Vitet e kaluara në Izrael u panë rrahje midis kundërshtarëve eritreanë dhe mbështetësve të regjimit të vendit të tyre.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles