8.3 C
Struga
Sunday, November 28, 2021
spot_img

Ulet numri i viktimave, 770 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit është raportuar rënie e numrit të viktimave nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka informuar se janë kryer 3 393 testime, nga të cilat 770 qytetarë kanë rezultuar të pozitivë.

Në krahasim me ditën e shkuar, ka rënë numri i të vdekurve, ku në 24 orët e fundit, e kanë humbur jetën nga Covid-19, 4 pacientë.

Raportohet se kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës 621 persona.

Ndërsa janë 8,157 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 64 vjeç nga Libofsha, një qytetare nga Berati 65 vjeç, një qytetar nga Kuçova 72 vjeç, një qytetare nga Tirana 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 621 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,998 që nga fillimi i epidemisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles