8 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Ukraina: Ushtria ruse ka humbur 24 500 ushtarë

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftuar sot se ushtria ruse ka humbur 24 500 ushtarë, 194 avionë, 155 helikopterë dhe 1 077 tanke.

Në një deklaratë Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se në 24 orët e fundit, ushtria ruse ka humbur edhe 300 ushtarë.

“Ushtria ruse ka humbur gjithsej 24 500 ushtarë si dhe janë rrëzuar 194 avionë dhe 155 helikopterë, ndërsa janë shkatërruar 1 077 tanke, 2 610 mjete të blinduara, 491 topa, 163 sisteme raketahedhëse dhe 81 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve”, thuhet në deklaratë.

Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1 867 automjete, 10 anije dhe skafe dhe 303 mjete ajrore pa pilot (dronë).

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles