20 C
Struga
Sunday, April 14, 2024
spot_img

Ukraina: Ushtria ruse ka humbur 17.700 ushtarë

Ushtria ruse e cila ka sulmuar Ukrainën ka humbur 17.700 ushtarë, 143 avionë, 131 helikopterë dhe 625 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka ndarë të dhënat lidhur me humbjet e ushtrisë ruse për periudhën 24 shkurt – 1 prill.

Sipas autoriteteve të Ukrainës, nga ushtria ruse që sulmon Ukrainën janë vrarë 17.700 ushtarë, si dhe janë rrëzuar 143 avionë, 131 helikopterë ndërsa janë shkatërruar 625 tanke, 1.751 mjete të blinduara, 316 topa, 96 sisteme raketahedhëse dhe 54 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve.

Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1.220 automjete, 7 anije dhe skafe të lehta shpejtësie, 76 mjete të karburantit dhe 85 mjete ajrore pa pilot (dronë).

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles