6.3 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Ukraina thotë se afër 21,000 civilë janë vrarë në Mariupol

Kryetari i qytetit ukrainas të Mariupolit, tha se vlerësimet e fundit flasin se afër 21,000 banorë të këtij qyteti-port janë vrarë që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Gjatë një adresimi televiziv, i pari i Mariupolit, Vadym Boichenko, tha se ka qenë e vështirë që të llogaritej numri i saktë i viktimave, pasi kanë nisur luftimet në rrugët e këtij qyteti.

Mariupoli, që gjendet në juglindje të Ukrainës, është i rrethuar nga trupat ruse. Ky qytet është goditur më së keqi nga bombardimet dhe sulmet ajrore ruse.

Ukraina ka thënë se banorët që ende gjenden në qytet nuk kanë qasje në ujë, rrymë dhe nevoja të tjera bazike.

Rrethimin e qytetit të Mariupolit zyrtarët ukrainas e kanë quajtur krim lufte. Ky qytet është i një rëndësie të madhe për Rusinë, pasi nëse bie nën kontrollin rus, do të krijonte një urë tokësore midis Krimesë së aneksuar nga Moska dhe rajonit lindor ukrainas të Donbasit, pjesë të së cilit, që prej vitit 2014, kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles