15 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Ukraina rrëzoi katër raketa të cilat ishin drejtuar në pjesën jugore të saj

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi katër raketa ruse të drejtuara në Mykolaiv në jug të Ukrainës.

Kështu bëri të ditur të dielën një përditësim nga Komanda Operacionale Jug.

”Gjatë një sulmi natën nga deti me raketa në të gjithë jugun e Ukrainës, dy raketa u rrëzuan nga forcat e divizioneve tona mbi det, në afrim drejt rajonit të Mykolaiv-it. Në mëngjes, rajoni i Mykolaiv-it iu nënshtrua përsëri një sulmi masiv raketor duke përdorur avionë dhe dy raketa u rrëzuan nga mbrojtja ajrore”, thuhet në deklaratë.

Siç thuhet në deklaratë veprime të tilla zbulojnë qëllimet e vërteta Rusisë.

Kjo e fundit gjithashtu u përpoq të rimarrë pozicionet e humbura në dy zona të Mykolaiv, por “pësoi humbje të mëdha dhe u tërhoq”, tha të dielën Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sipas ushtrisë luftime të ashpra po zhvillohen edhe në lagjen Beryslav dhe në shumë shtëpi, madje shumë rrugë dhe ura janë shkatërruar.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles