13 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

Ukraina propozon negociata në Maripol, Rusia: Lufta ndalet kur të zhduket kërcënimi NATO

Ukraina i ka bërë një ftesë të pazakontë autoriteteve ruse për të vijuar raundin e radhës së negociatave për paqen në Mariupol, aty ku po zhvillohet dhe beteja më fortë mes ushtrive të dy vendeve.
Propozimi erdhi nga Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit Zelensky dhe anëtar i delegacionit ukrainas për bisedimet me Rusinë.

Ftesa duket e pazakontë, por mund të konsiderohet dhe si një sfidë ndaj palës negociatore ruse për të parë nga afër shkatërrimin në qytetin port në lindje të Ukrainës.

Nga ana tjetër Rusia deklaron se lufta në Ukrainë do të përfundojë kur NATO të ndalojë shfrytëzimin e territorit të këtij vendi për të kërcënuar Moskë.

Sipas zyrtarit të lartë të ministrisë së Jashtme, Alexey Polishchuk operacioni ushtarak në Ukrainë do të përfundojë kur të arrihen të gjitha objektivat, mes të cilave janë mbrojtja e popullsisë në Donbass, çmilitarizimi dhe denazifikimi.
Polishchuk shtoi se operacioni ushtarak po shkon sipas të gjitha parashikimeve.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles