8.3 C
Struga
Thursday, April 18, 2024
spot_img

Ukraina kërkon evakuimin e popullatës

Autoritetet e Ukrainës kanë vazhduar me thirrjet drejtuar popullatës në rajonet lindore që të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur pasi sipas Armatës së Ukrainës forcat ruse po vazhdojnë të rigrupoheshin në lindje të vendit ndërkohë që kanë vazhduar edhe sulmet në Mariupol për marrjen e kontrollit të plotë mbi këtë qytet. Por, Kievi pretendon se forcat ukrainase kishin zmbrapsur shtatë sulme të forcave ruse duke i shkatërruar pajisje ushtarake, shkruan Alsat.

“Në territorin e rajoneve Donetsk dhe Lugansk, mbrojtësit e Ukrainës kanë zmbrapsur shtatë sulme të armikut, kanë shkatërruar nëntë tanke, shtatë automjete të blinduara dhe pesë automjete të armikut. Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë goditur katër objektiva ajrore: dy helikopterë, një dron dhe një raketë lundruese”, tha Oleksandr Shputun, zëdhënës i Armatës së Ukrainës

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi të shtunën pamjet e avionëve të saj luftarakë që gjuanin në disa objektiva ushtarake në Ukrainë. Moska pretendon se ka shkatërroi pajisje ushtarake ukrainase në një kompleks ndërtesash industriale.

Nga ana tjetër, mbrëmë një konferencë të përbashkët për shtyp në Londër, kancelari gjermna Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Boris Johnson u shfaqën më të bashkuar se kurrë duke premtuan furnizime të mëtejshme me armë për Ukrainën. Shtetet e NATO-s janë të një mendjeje të mos bëhen palë në këtë luftë, por Ukrainën do ta ndihmojmë që të mbrohet, deklaroi Johnson pas bisedimeve me kancelarin gjerman. Britania e Madhe premtoi  raketat anti-ajrore dhe anti-tank dhe municione të precizionit të lartë të afta të godasin direkt objektivin e tyre. Por Moska furnizimin e Ukrainës me armë dhe municione nga perëndimi po e sheh si kërcenim dhe thotë se një lëvizje e tillë, do të shkaktojë gjakderdhje të mëtejshme. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles