9 C
Struga
Tuesday, March 26, 2024
spot_img

Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO, kërkon model për sigurinë e saj në të ardhmen 

“Kujtoni 11 shtatorin kur armiku vrau civilë nga ajri dhe mbylleni hapësirën ajror mbi Ukrainë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke iu drejtuar kongresmenëve amerikanë, ndërsa ndau një video emocionuese, shkruan Alsat.

“Po, sulmi ishte nga ajri. Siç askush nuk e priste, dhe nuk mund ta ndaloni atë. Vendi ynë ka tre javë që po përballet çdo natë me këtë. Rusia e ka kthyer qiellin e Ukrainës në burim vdekjeje, për mijëra njerëz”, tha Volodimir Zelenski- Presidenti i Ukrainës.
Së paku, shtoi Zelenski, na siguroni sisteme mbrojtëse dhe avionë luftarakë.

Derisa presidenti i Ukrainës kërkon mbështetje shtesë ushtarake nga Uashingtoni, ministrat e mbrojtjes të NATO-s, po takohen në Bruksel për hapat e ri të Aleancës.
“Aleatët e NATO-s, kanë vendosur sanksione të rënda ndaj Rusisë. Aleatët ofrojnë mbështetje të konsiderueshme për Ukrainën – mbështetje ushtarake, mbështetje financiare dhe ndihmë humanitare, por në të njëjtën kohë ne po forcojmë mbrojtjen tonë kolektive”, u shpreh Jens Stoltenberg – Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

“Ukraina ka një qeveri legjitime dhe sovrane dhe ne sigurisht i mbështesim ata në mbrojtjen e tyre, dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim në të ardhmen”, theksoi Llojd Austin – Sekretar amerikan i Mbrojtjes.

Në takimin e djeshëm në Kiev, me kryeministrin polak Matesh Moravecki, ai çek Petër Fiala dhe ai i Sllovenisë Janez Jansha, Zelenski tha se Ukraina do të konfirmonte qartë se po heq dorë nga anëtarësimi në NATO. Ndërkohë, statusi neutral i Ukrainës është një çështje kryesore në negociatat me Moskën. Siç raportohet nga Kremlini, Rusia kërkon një Ukrainë të çmilitarizuar neutrale ushtarake, duke ndjekur shembullin e Suedisë, e cila nuk është pjesë e NATO-s. Megjithatë, nuk ka garanci ndërkombëtare për sigurinë e Suedisë, prandaj Kievi e refuzoi propozimin.

“Ukraina është në luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë. Kjo është arsyeja pse vendi nuk ka nevojë për model suedez apo ndonjë model tjetër, por një model ukrainas, pra garanci sigurie nga partnerët që furnizojnë me armë, kur është e nevojshme, dhe një mbyllje të qiellit mbi Ukrainë, kur vendi do të sulmohej nga ajri”, u shpreh Mihail Podoljak – negociator ukrainas.

Ministri i Jashtëm rus Lavrov, nuk përjashtoi mundësinë e garancive shtesë të sigurisë, që po kërkohen nga Kievi.

“Të gjitha opsionet janë të mundshme, veçanërisht për garancitë përgjithësisht të pranueshme të sigurisë, si për Ukrainën ashtu edhe për të gjitha vendet, përfshirë Rusinë, por në llogari të zgjerimit të NATO-s.” Kjo është pikërisht ajo që po diskutohet në negociata tani. Ka formulime konkrete që për mendimin tim janë afër marrëveshjes”, deklaroi Sergei Lavrov – Ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë.
Lavrov theksoi se Moska ishte gati për negociata me një palë të tretë të përfshirë, duke shtuar se Turqia mund të jetë mirëpritëse e një takimi të mundshëm Putin-Zelenski.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles