9 C
Struga
Tuesday, March 26, 2024
spot_img

Ukraina: Forcat ruse nisin ofensivën në Donbas

Forcat ruse kanë filluar ofensivën në rajonin lindor të Donbasit, sipas një zyrtari ukrainas, duke paralajmëruar se Rusia vazhdon të grumbullojë forcat, shkruan CNN.

Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, tha: “Nga këndvështrimi im,  ofensiva e madhe në Ukrainën lindore tashmë ka filluar”. “Duhet të kuptojmë se nuk do të jetë përsëritja e 24 shkurtit, kur filluan sulmet dhe shpërthimet e para ajrore dhe ne thamë: “Lufta ka filluar”. Ofensiva e madhe de-fakto tashmë ka filluar”.

Gjatë ditëve të fundit, zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë thanë se kanë  vëzhguar lëvizjen e trupave ruse në Donbas pas pengesave të shumta për Moskën në një përpjekje për të marrë Kievin.

“Rusët po ripoziciojnë forcat e tyre,” tha Denysenko. “Ata vazhdojnë të ridislokojnë trupat dhe pajisjet e tyre në rajonet e Donetsk dhe Luhansk.

“Ende nuk janë zhvilluar beteja të mëdha por mund të themi se ofensiva tashmë ka filluar”.

Por Denysenko tha se janë raportuar shpërthime gjatë natës në  rajonin e Dnipropetrovsk dhe në Kharkiv. Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut të Ukrainës, tha se autoritetet ukrainase po organizonin  evakuimin e civilëve në Donbas, duke shtuar se më shumë trena evakuimi nga Luhansk dhe Donetsk janë planifikuar të nisen me 11 prill.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles