9.4 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Ukraina do të kërkojë armatim nga shtetet e NATO-s

Ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë të mërkurën se do të kërkojë armë gjatë takimit me homologët e tij të NATO-s dhe G7-ës, të enjten.

“Pika kryesore e diskutimit tim në Bruksel do të jetë furnizimi i Ukrainës me armatimin e nevojshëm”, ka thënë Kuleba gjatë një videoadresimi, raporton Sky News.

Kryediplomati ukrainas i cili pritet të marrë pjesë personalisht të enjten në bisedimet e NATO-s në Bruksel, u bëri thirrje gjithashtu aleatëve të huaj që të vendosin sanksionet maksimale ndaj Rusisë.

“Mënyra e vetme për të shmangur zgjerimin e luftës ruse përtej Ukrainës është të na sigurojnë mbështetje më të plotë. Sanksione maksimale. Të gjitha armët. Politika e ‘mos provokimit të Putinit’ ka dështuar keq vitet e kaluara”, ka thënë Kuleba.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, kanë thënë gjatë të mërkurës se dy ditët e bisedimeve në selinë e aleancës do të fokusohen kryesisht në luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e organizatës ushtarake.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles