26 C
Struga
Wednesday, July 24, 2024
spot_img

U vranë dy turistë italianë; makina e “vdekjes” në Sarandë drejtohej nga një 17-vjeçar

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në aksin Sarandë-Ksamil.

Si pasojë e goditjes së fortë humbën jetën dy turistë italianë dhe u plagosën dy të rinj shqiptarë.

Motoçikleta e drejtuar nga turistët italianë është përplasur me një automjet që drejtohej nga një 17-vjeçar.

Policia bëri të ditur se plagët e rënda i shkaktuan vdekjen e menjëhershme dy italianëve,  shtetasit  Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vicenzo Tizziano, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”

Ndërkohë  të plagosurit 16 dhe 17 vjeç, të dy banues në Sarandë, janë në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Policia pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e aksidentit pas marrjes në pyetje të adoleshentëve.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles