10 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

U përplas nga një automjet në Qafë Thanë, turisti polak përfundon në spital

Një automjet tip Benz-Mercedes ka përplasur një turist polak me motor në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, i cili ka mbetur i plagosur rëndë nga përplasja e fortë mes veturës dhe motoçikletës. Turisti ka qenë duke udhëtuar me një grup motorristësh të tjerë në një tur turistik në Shqipëri. Policia shqiptare mbërriti në vendngjarje ndërsa ambulanca po transporton polakun drejt spitalit të Prrenjasit.

Dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 18:26, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, pranë doganës së Qafë Thanës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. R., banues në Poloni, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles