3 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Turqia pretendon se në Detin e Zi ka rezerva të gazit natyror për 45 vitet e ardhshme

Rezervat e energjisë në Detin e Zi janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën globale të gazit natyror për 45 vitet e ardhshme.

Kështu deklaroi zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet të Turqisë dhe ish-kryeministri turk, Binali Yildirim.

“Rezervat e gazit natyror të Detit të Zi tani vlerësohen në 540 miliardë metra kub. Ky është vetëm fillimi. Deti i Zi është në gjendje të mbulojë nevojat botërore të gazit për 45 viteve të ardhshme”, tha Yildirim për gazetën turke Sozcu.

Autoritetet turke mburren me rezervat e gazit teksa deklarojnë se në stokun e magazinës në Sakarya ka 400 miliardë metra kub.

Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez njoftoi se Turqia planifikon të fillojë prodhimin e gazit në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Sipas planeve të tyre, prodhimi fillestar i gazit do të arrijë shifrat prej 10 milionë metër kub në ditë dhe brenda tre deri në katër vjet prodhimi ditor planifikohet të rritet në 40 milionë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles