Edhe pse të ftuar për tu bërë pjesë e debatit publik për Propozim-Buxhetin për vitin 2022, që u mbajt sot në sallën e këshillit komunal, asnjë qytetar strugan nuk mori pjesë në këtë Debat Publik.
Duke se ankesat e tyre struganët i paraqesin vetëm në rrjete sociale, ku shajnë dhe ofendojnë. Ankesat, sharjet dhe ofendimet në rrjete sociale nuk çojnë askund dhe nuk ndihmojnë askënd.
Qytetarët e Strugës duhet të marrin pjesë në debate të këtij lloji, për të dhënë mendimet e tyre, të shfaqin problemet që ata kanë për një qytet më të mirë dhe në këtë mënyrë vendimmarrjet e pushtetit lokal do të jenë transparente për çdo qytetar.