10 C
Struga
Thursday, December 8, 2022
spot_img

Trupat e mbi 200 personave të vrarë gjenden në një bodrum në Mariupol

Trupat e më shumë se 200 personave janë zbuluar në rrënojat e një ndërtesë të lartë në qytetin port të Ukrainës, Mariupol, raportojnë mediat britanike.

Petro Andryushchenko, këshilltar i majorit të Mariupolit, ka thënë se punonjësit gjetën trupat derisa po gërmonin përmes një bodrumi të ndërtesës së shkatërruar.

“Gjatë punimeve të heqjes së bllokadave të një ndërtese të lartë, janë gjetur rreth 200 trupa në bodrum nën bllokadat, me shkallë të lartë dekompozimi”, ka thënë ai.

“Për shkak të refuzimit nga banorët që t’i mbledhin trupat, ministria ruse e emergjencave u largua nga zona”.

Anton Gerashchenk, këshilltar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës, tha se forcat ruse tentuan t’i detyronin banorët që r’i nxirrnin trupat jashtë. Kur ata refuzuar, zona me trupat u braktis.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles