12 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Tre sportistë do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin

Tre sportistë, prej të cilëve dy përfaqësues në disiplinat nordike dhe një në disiplinat alpine, do ta përfaqësojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore PEKIN 2022, që do të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt, ka informuar Komiteti Olimpik i Maqedonisë (KOM).

Delegacioni Olimpik të Maqedonisë këtë vit në Pekin do të përbëhet nga Ana Cvetanovska, Dardan Dehari dhe Stavre Jada.

Cvetanovska, përfaqësuese në disiplinat nordike, do të garojë më 5 dhe 10 shkurt në kros, si dhe në disiplinat 7,5 km stil i lirë, 7,5 km skiatlon dhe 10 km klasik.

Në disiplinat nordike do të na përfaqësojë edhe Stavre Jada, i cili do të garojë më 8 dhe 19 shkurt në kros kantri, si dhe në sprint stil i lirë prej 1,5 km dhe 50 km stil i lirë.

Dehari, nga ana tjetër, është përfaqësuesi ynë në disiplinat alpine dhe ai do të garojë më 13 dhe 16 shkurt. Nga KOM informuan se Dehari do të garojë në disiplinat sllallom dhe sllallom/sllallom i madh.

Ana Cvetanovska dhe Stavre Jada / foto: Komiteti Olimpik i Maqedonisë (KOM)

Në ceremoninë e hapjes së LOD në Pekin, flamurin e Maqedonisë do ta bartin Cvetanovska dhe Dehari. Së bashku me tre sportistët do të udhëtojnë Borçe Jovanovski, trajner në disiplinat nordike dhe Antonio Ristevski, trajner në disiplinat alpine. Delegacioni do të udhëhiqet nga drejtori sportiv i KOM, Vladimir Bogoevski.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles