7.9 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

Tottenham eliminohet nga Kupa e Ligës në Anglisë

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 1-1 me penalltitë që e përcaktuan fituesin e kësaj ndeshje. Van de ven (autogol 20’) dhe Richarlison (56’) shënuan golat e vetëm në këtë ndeshje. Në penallti më të suksesshëm ishin Fulham duke e eliminuar kështu skuadrën rivale të qytetit të Londrës, Tottenham  

Tottenhami ëshë eliminuar nga Carabao Cup në rrethin e dytë të kësaj kupe pasi që u mposhtë me penallti nga Fullham.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me jo shumnë raste të krijuar dhe me epërsinë e lehtë të Fulham që e krijoi në minutën e 20-të.

Reed bëri një depërtim të mirë në zonë dhe pasi goditi topin në rrjeten e portës së tij e devijoi Van de Ven për të shënuar autogol.

Fulham lehtë ka mundur që të kalojë në epërsi prej 2-0 nëse Forster të mos priste një gol të sigurt të Muniz.

Pjesa e dytë filloj me një dominim të Tottenham që rezultoi me golin e barazimit në fillim të kësaj pjese.

Ivan Perisic bëri një super pasim për ta gjetur në shtyllën e fundit Richarlison që shënoi golin e barazimit në minutën e 56-të.

Tottenham e dominoi edhe pjesën tjetër të ndeshjes dhe ishin penalltitë ato që u ekzekutuan për ta përcaktuar fituesin.

E me penallti fati i takoi Fulhamit të cilët mposhtën rivalin lokal të qytetit për të kaluar në rrethin e tretë të Carabao Cup.

Davindson Sanchez i Tottenhamit hupi penalltinë për të bërë që skuadra londineze të eliminohet nga kjo garë me rezultat 5-3 pas ekzekutimit të penalltive. /GazetaExpress/

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles