17 C
Struga
Saturday, July 27, 2024
spot_img

Thirrje publike mbi përzgjedhjen e personit juridik që kryen veprimtari ose posedon licencë për grumbullimin dhe/ose transportimin, përpunimin, riciklimin dhe asgjësimin e hedhurinave

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, në bazë të nenit 42 paragrafi (3) të Ligjit për Shfrytëzimin dhe Disponimin me Sendet në Pronësi Shtetërore dhe me Sendet në Pronësi Lokale (,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 78/15, 106/15, 153/15, 190. /16 dhe 21/18 dhe ,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 101/19, 275/19 dhe 122/21) dhe të Vendimit për dhënien e pëlqimit nr. 41-7134/5, të datës 25.07.2023, mbi realizimin e procedurës lidhur me përzgjedhjen e personit juridik që kryen veprimtari ose posedon licencë për grumbullimin dhe/ose transportimin, përpunimin, riciklimin dhe asgjësimin e hedhurinave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (,,Gazeta Zyrtare e Republika e Maqedonisë së Veriut”, nr. 166, të datës 04.08.2023), publikon Thirrje publike mbi përzgjedhjen e personit juridik që ushtron veprimtari ose posedon licencë për grumbullimin dhe/ose transportimin, përpunimin, riciklimin dhe asgjësimin e hedhurinave për sende të luajtshme – pajisje, pajisje elektronike, elektrike dhe informatike, si dhe mjete të tjera bazë – inventar, të cilat nuk kanë vlerë, përkatësisht janë të vjetëruara, të papërdorshme dhe teknologjikisht të vjetëruara dhe nuk mund të shiten apo shkëmbehen si të tilla dhe nuk përdoren nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës.

Personi juridik i përzgjedhur në Thirrjen publike ka për detyrim që t’i marrë në dorëzim sendet e luajtshme – pajisjet elektronike, elektrike dhe informatike, si dhe inventarin tjetër, objekt i Thirrjes publike dhe të njëjtat t’i transportojë si hedhurina në mënyrë të përshtatshme, në përputhje me dispozitat ligjore, pa kompensim.

Sendet e luajtshme gjenden në katin përdhesë të godinës së Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në adresën: Bul.,,Shën Kirili dhe Metodi”, nr.54, 1000 Shkup.

Të drejtë pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë të gjithë personat juridik vendorë, të cilët posedojnë Licencë të vlefshme për grumbullimin dhe/ose transportimin e hedhurinave (hedhurina elektronike dhe hedhurina të tjera), të lëshuar nga organi kompetent.

Personi i kontaktit lidhur me Thirrjen publike: Lidija Ilieva, nr. telefoni i kontaktit: 071 204 162, adresa e e-mailit: lidija.ilieva@mioa.gov.mk.

Për informacione më të detajuara mbi sendet e luajtshme (listën e sendeve të luajtshme), si dhe dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me Thirrjen publike, mund të adresoheni personalisht në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në adresën: Bul.,,Shën Kirili dhe Metodi”, nr.54, 1000 Shkup, si dhe në mënyrë elektronike, nëpërmjet linkut në vijim: Thirrje publike mbi përzgjedhjen e personit juridik që kryen veprimtari ose posedon licencë për grumbullimin dhe/ose transportimin, përpunimin, riciklimin dhe asgjësimin e hedhurinave të publikuar në web-faqen e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve të pjesëmarrjes është data 21.08.2023, deri në ora 12:00.

Dokumentet e bashkëngjitura:

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles