17.4 C
Struga
Thursday, July 25, 2024
spot_img

Thirrje për shprehje të interesit publik për formimin e ekipeve të autorëve për punimin e dorëshkrimeve për tekste shkollore për klasat IV, V dhe VI në arsimin fillor nëntëvjeçar

Në bazë të nenit 17a paragrafit 1 të Ligjit për Tekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 98/2008, 99/2009, 83/10, 36/11, 135/11, 46/ 12, 24/13, 120/13, 29/14, 146/15, 217/15, 30/16 dhe 21/18) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – Shërbimi Pedagogjik, shpall

Thirrje për shprehje të interesit publik

për formimin e ekipeve të autorëve për punimin e dorëshkrimeve për tekste shkollore

për klasat IV, V  dhe VI në arsimin fillor nëntëvjeçar

         Ekipet e autorëve do të formohen për lëndët mësimore në vijim:

1.Gjuha maqedonase për nxënësit e bashkësive  tjera për klasën e IV në arsimin fillor nëntëvjeçar
2.Gjuha maqedonase për nxënësit e bashkësive  tjera për klasën e V në arsimin fillor nëntëvjeçar
3.Gjuha maqedonase për nxënësit e bashkësive tjera për klasën e VI në arsimin fillor nëntëvjeçar
4.Historia dhe shoqëria për klasën VI në arsimin fillor nëntëvjeçar
5.Gjuha serbe për klasën e VI në arsimin fillor nëntëvjeçar

 Ekipet e autorëve të interesuar duhet të dorëzojnë aplikim  për ekipin e autorit në arkivin e Shërbimit Pedagogjik – Rr. “Shën Kirili dhe Metodi” 54 – Shkup, duke  përfunduar më datë 15.09.2023. (aplikimi  mund të shkarkohet nga uebfaqja e MASH- www.mon.gov.mk).

       Tek aplikimi autorët nga ekipi i autorëve janë të obliguar  të dorëzojnë:

– vërtetim ose diplomë për arsimin e përfunduar edekuat , në origjinal ose të vërtetuar me vulë noteriale (autorët të cilët kanë mbaruar arsimin jashtë vendit janë të obliguar të dorëzojnë diplomë të nostrifikuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut), 

– dëshmi se kanë përvojë pune në mësimdhënie,,

–  deklaratë se i plotësojnë kushtet sipas nenit 11 të Ligjit për Ttekstet Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

Paralajmërim: në përbërjen e ekipit të autorit mund të përfshihet edhe autori i cili nuk i plotëson kushtet për përvojë pune së paku dhjetë vjet si mësimdhënës në arsimin fillor, të mesëm ose të lartë në lëndën mësimore  përkatëse për të cilën është menduar teksti shkollor  pra përvojë pune së paku dhjetë vjet si mësues në arsimin fillor, gjegjësishtë përvojë pune së paku dhjetë vjet si mësimdhënës në arsimin fillor, të mesëm ose të lartë sipas programit  mësimor për lëndën për të cilën është menduar teksti shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se do të lidhë kontrata vetëm me ekipet e autorëve, dorëshkrimet e të cilëve për tekstet shkollore janë miratuar me vendim të Komisionit Kombëtar të Teksteve Shkollore për Arsimin Fillor dhe të Mesëm.

Fletëparaqitja: https://mon.gov.mk/download/?f=Prijava%20AT_1.doc

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles