17 C
Struga
Saturday, July 27, 2024
spot_img

Thirrje për akreditim Takimi i liderëve të Procesit Bërdo-Brioni 11 shtator 2023, Shkup

Presidenti Stevo Pendarovski më 11 shtator 2023 në Shkup do të jetë organizator së bashku me presidentët e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar dhe të Kroacisë, Zoran Millanoviq, të takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, i cili do të mbahet më 11 shtator 2023 në hotelin “DoubleTree by Hilton” – Shkup.

Përfaqësuesit e mediave, të cilët janë të interesuar ta ndjekin këtë eveniment, nevojitet të akreditohen duke plotësuar formularin, të cilin mund ta marrin nga linku për formularin.

Përfaqësuesit e mediave duhet ta dërgojnë formularin e plotësuar maksimum deri në orën 23:59, deri më 31 gusht 2023 në s.jovanovska@president.mk

Vende pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni janë: Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Sllovenisë, Republika e Serbisë, Republika e Kroacisë dhe Mali i Zi, të përfaqësuar në nivel të presidentëve të shteteve.

Procesi Bërdo-Brioni për herë të parë u mbajt në vitin 2013, me iniciativë të presidentëve të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kroacisë dhe është iniciativa më prestigjioze rajonale e cila jep rezultate politike dhe nxit dialog politik midis vendeve të rajonit me çështje të hapura. Liderët e vendeve të Procesit Bërdo-Brioni takohen minimum një herë në vit.

Persona për kontakt:

Për informacione lidhur me Samitin:
Biljana Radeva, 076 45 55 45
biljana.radeva@presidentoffice.mk

Për akreditim të mediave:
Snezhana Stojanova 070 35 97 88
s.jovanovska@president.mk

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles