17.4 C
Struga
Thursday, July 25, 2024
spot_img

Tetova me ajër ekstrem të ndotur

Tetovarët janë zgjuar me ajër ekstrem të ndotur dhe për këtë tregojnë edhe të dhënat e aplikacionit për ndotje të ajrit, AirCare.

Grimcat PM10 janë në zonën portokalli dhe vlera është 57 për metër kub, ndërsa grimcat 2.5 janë me vlerë prej 40 grimca për metër kub.

Në grafën e ndotjes së ajrit shihet se ndotja ka filluar të mbulojë Tetovën nga ora 3 e mëngjesit të sotëm kurse niveli më i lartë i ndotjes ka qenë në ora pesë e mëngjesit, me vlerën 97 nga 100 sipas matjes evropiane për ndotje.

Media ka kontaktuar edhe me Avni Ahmetin nga Zjarrfikësit e Tetovës, i cili ka thënë se nuk ka ndonjë zjarr aktiv që sjell këtë ndotje.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles